+389 2 3113 059

Zgjatje e afatit të KONKURSIT për registrim

Zgjatje e afatit të KONKURSIT për registrim

Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup shpall

KONKURS
për vitin akademik 2016-2017
për regjistrim të studentëve në studime të magjistraturës në fushat në vijim:

(1) Studime të politikave (policy studies), njëvjeçare dhe dyvjeçare
(2) Studime gjinore, njëvjeçare
(3) Studime të kulturës, njëvjeçare

Afati i zgjatur i regjistrimit
29 Qershor 2016 – Qershor 2016

Kushtet e regjistrimit:
– për programet njëvjeçare: 4 vite studime deridiplomike (ose 240 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi në aplikim.

– për programet dyvjeçare: 3 vite studime deridiplomike (ose 180 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi përparësi në aplikim.

Pjesa më e madhe e literaturës zgjedhore dhe obligative është në gjuhën angleze, prandaj pritet që studentët të kenë njohuri solide të gjuhës angleze.

Numri i vendeve të lira:
– 15 studentë për programin studimor Studime Gjinore.
– 15 studentë për programin studimor Studime të Kulturës
– 15 studentë për programin studimor Studime të Politikave (njëvjeçare dhe dyvjeçare)

Dokumentet e nevojshme:
– Diplomë, vërtetim për studimet e kryera me suskses të ciklit të parë (4 vite ose 240 kredi) ose (3 vite ose 180 kredi) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane, ose përderisa kandidati/kandidatja akoma nuk ka diplomuar, duhet të sigurojëdokument për provimet e dhëna, ndërsa diplomën (vërtetimin) do ta dorezojojë në mënyrëplotësuese.

– Kopje e vërtetuar në noter e diplomës/vërtetimit mund të dorëzohet në mënyrë plotësuese para nënshkrimit të marrëveshjes për studim më së voni deri në fillimin e vitit akademik.

– Formular i plotësuar që mund të merret nga ueb faqja e Institutit www.isshs.edu.mk (nën rubrikën “Programet Studimore” e cila gjindet në menynë në versionin maqedonas të faqes) i cili gjindet në linkun më poshtë.

– Biografi personale (CV).

Afati i parë regjistrimit zgjat deri më 20 Shtator 2016.
Fletëparaqitjet së bashku me dokumentet plotësuese mund të dërgohen përmes postës në adresën e Institutit (rr. “20 Oktomvri” nr. 8, kati i 2, 1000 Shkup) ose në formë elektronike në [email protected]. Faqja në internet e Institutit është në adresën në vijim: www.isshs.edu.mk.

Harxhimet e studimeve:
– Për studimet studimore njëvjeçare çmimi është 550 euro në kundërvlerë denari. Në këtë shumë bëjnë pjesë të gjitha harxhimet e studimit si edhe materijalet studimore. Mbrojtja e tezës së magjistraturës paguhet veças.

– Për studimet studimore dyvjeçare çmimi është 800 euro në kundërvlerë denari. Në këtë shumë bëjnë pjesë të gjitha harxhimet e studimit si edhe materijalet studimore. Mbrojtja e tezës së magjistraturës paguhet veças.

Ju njiftojmë se Instituti mundëson pagesën e mjeteve me këste.

Informacion bazik rreth institucionit: Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup është insitucion shkencor privat dhe joprofitabil, i regjistruar në Regjistrin e enteve shkencore pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë (Vendimi nr.30).
Instituti është i akredituar në Bordin për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë për organizimin e studimeve të magjistraturës (master) në lëmitë e shkencave shoqërore dhe humane.

Persona për kontakt:Risto Aleksovski dhe Doc. d-r Viktorija Borovska (koordinatore e programeve postdiplomike), kontakt: [email protected], [email protected], [email protected].
Теl.: +389 2 31 13 059.

Leave a Reply