Thirrje për shprehje interesi për pjesmarrje në shkollën Joformale “Arsim feminist për të gjithë”
Thirrje për shprehje interesi për pjesmarrje në shkollën Joformale
“Arsim feminist për të gjithë”
Instituti i Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane në Shkup me mbështetjen e Fondacionit Kvinna till Kvinna, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2021, do të ofrojë studime joformale dhe falas në fushën e feminizmit, studime gjinore dhe studime të grave për të gjithë të interesuarit. Qëllimi është t’i sjell njohuritë akademike ose idetë teorike prapa termit “feminizëm”, si njohuri dhe praktikë aktiviste, më afër shumicës së popullsisë me një fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat e reja, dhe me përfshirjen sa më të madhe të të gjitha dallimeve (sipas përkatësisë etnike, gjinisë, llojeve të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe statusit ekonomik). Qëllimi ynë është të sjellim atë që mësojmë në studimet e masterit sipas gjinisë, në një gjuhë të përshtatshme dhe të qartë, për studentët e mundshëm të cilët janë (ndoshta) pa arsim të lartë ose më formal. Duke qenë se ISHSSH-Shkup është i përfshirë në skenën e aktivistëve dhe është organizator me përvojë i punëtorive dhe trajnimeve të shumta për organizata joqeveritare, përfshirë grupet informale nga zonat rurale. Përpjekja për të sjellë njohuri të plota për vajzat, gratë e reja dhe popullatën e gjerë pa trajnime akademike, duhet të jetë një sfidë e arritshme për ligjëruesit tonë.
Ne do të kishim pasur dëshirë ta lusim Rrjetin / Platformën që ta shpërndajë këtë informacion në sa më shumë organizata dhe midis anëtarëve të saj brenda organizatave si dhe në mënyrë joformale, tek çdo person i interesuar potencialisht që takoni në jetën tuaj të përditshme. Për këtë formë të studimit joformal, Instituti do të jep certifikatë me vlerë të përllogaritur në kredite ECTS që do t’u shërbejë atyre që studiojnë ose marrin pjesë në programe të të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Për të gjitha pyetjet, të interesuarit munden të na kontaktojnë në [email protected]; [email protected]. Kërkesa zyrtare për aplikimet e studentëve do të shpallet gjatë verës. Gjithashtu, kur të shprehni interes, ju lutemi të na njoftoni në qoftë se keni nevojë për përkthim nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe / ose në gjuhën e shenjave.
Thirrje për shprehje interesi për pjesmarrje në shkollën Joformale “Arsim feminist për të gjithë”