+389 2 3113 059

THIRRJE PËR REGJISTRIM TË SHKOLLËS JOFORMALE “ARSIMI FEMINIST PËR TË GJITHË 2023”

Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane—Shkup ka kënaqësinë të shpall thirrjen për pjesëmarrësit për regjistrim në shkollën joformale “Edukim feminist për të gjithë 2023” e cila do të mbahet nga tetori deri në dhjetor 2023. Këtë vit fokus i veçantë është te të rinjtë dhe te njohja e tyre mbi lidhjen thelbësore midis feminizmit, studimeve gjinore dhe teorisë, dhe lëvizjes LGBTI+. Temat kryesore janë: Feminizmi pas valës së tretë?, Ksenofeminizmi, Marksizmi dhe feminizmi, Islami dhe feminizmi, gjinia dhe seksualitetet, kurse qasja metodologjike është feminizmi intersekcional.

Shkolla mbështetet nga fondacioni Kvinna till Kvinna. Instituti përveç si organizatë joqeveritare, vepron edhe si institucion i arsimit të lartë i akredituar dhe është bartës i Kartës Erasmus 2021-2027 për cilësinë në arsimin e lartë në Evropë. Pas përfundimit të shkollës, instituti do të jep certifikatë të arsimit joformal me vlerë të llogaritur në kredite ECTS që do t’u shërbejë atyre që studiojnë ose marrin pjesë në programet e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Instituti i inkurajon veçanërisht gratë dhe vajzat e reja, personat e etnive të ndryshme, gjinisë, personat me aftësisë të kufizuara, personat në mjedise jetese të neglizhuara dhe të vështira për t’u arritur, si dhe personat me status ekonomik që është pengesë për arsimimin sistematik dhe akademik për nevoja të aktivizmit, dhe të cilët janë të interesuar për lëndën, pavarësisht nga shkollimi apo përvoja e mëparshme në këtë fushë, të aplikojnë për pjesëmarrje në Shkollë.

Ligjëratat do të jenë në format hibrid (me prezencë në bibliotekën e Institutit për Shkenca Sociale dhe Humanistike – Shkup dhe online), dhe do të fillojnë në ora 18:30 nga gjysma e dytë e javës së punës nga tetori 2023 deri në fund të vitit. Kurrikula e detajuar do të publikohet në shtator 2023.

Aplikimin për pjesëmarrje mund ta plotësoni në linkun e mëposhtëm.

Për pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në email-adresat e mëposhtmet: [email protected] dhe [email protected]