Thirrje për regjistrimin e shkollës joformale
Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane, Shkup ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për regjistrimin e pjesëmarrësve në shkollën joformale “Arsim Feminist për të Gjithë” e cila do të mbahet nga tetori deri në nëntor 2021.
Shkolla përkrahet nga ana e fondacionit Kvinna till Kvinna dhe do t’ju ofroj pjesmarrësve ligjerata nga sfera e feminizmit, studimeve gjinore dhe studimeve femërore (mbi gratë). Insituti, në kuadër të veprimtarisë së tij mësimore, zhvillon studime master sipas gjinisë, ndërsa qellimi i shkollës është që tema dhe njohuritë e kësaj teme të arrijnë deri te një numër sa më i madh i popullsisë së interesuar. Ligjeruesit e shkollës do të bisedojnë për: Historinë e lëvizjes së femrave për çlirim; Idetë kryesore intelektuale dhe reflektimet politike të tyre: tradita e feminizmit liberal, tradita socialiste dhe anarkiste, vala e dytë dhe e tretë e feminizmit; Intersekcionaliteti; Femrat dhe barazia ekonomike.
Pas kryerjes së shkollës instituti do të jep çertifikatë me vlerë të llogaritur në kredi EKTC e cila do ju ndihmojë atyre që studiojnë ose marrin pjesë në programe të të mësuarit të përjetshëm.
Instituti veçanërisht i inkurajon gratë e reja dhe vajzat, personat nga përkatësi të ndryshme etnike, gjini, lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, vendbanime të ndryshme, si dhe persona nga statuse te ndryshme ekonomike, të cilët janë të interesuar në temën, pa marrur parasysh arsimimin paraprak ose përvojën e tyre në këtë sferë, të aplikojnë për pjesëmarrje në shkollën.
Ligjeratat do të jenë online dhe do të fillojnë në ora 18:30 në ditët e gjysmës së dytë të javës së punës. Kurrikulumi i detajshëm do të shpallet në shtator, 2021.
Formukarin e plotësuar të aplikimit dërgojeni në njërën nga këto adresa elektronike: [email protected] ose [email protected]к