KONKURS për regjistrim
Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup shpall
KONKURS
për vitin akademik 2015-2016
për regjistrim të studentëve në studime të magjistraturës në fushat në vijim:
(1) Studime të politikave (policy studies), njëvjeçare dhe dyvjeçare
(2) Studime gjinore, njëvjeçare
(3) Studime të kulturës, njëvjeçare
Afati i parë i regjistrimit
20 Prill 2015 – 20 Maj 2015
Kushtet e regjistrimit:
– për programet njëvjeçare: 4 vite studime deridiplomike (ose 240 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi në aplikim.
– për programet dyvjeçare: 3 vite studime deridiplomike (ose 180 kredi të fituara sipas ECTS) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane. Suksesi i lartë nuk është kusht, edhepse është përparësi përparësi në aplikim.
Ligjeratat mund të ndiqen në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze (në varshmëri nga nevojat e studentit/studentes). Pjesa më e madhe e literaturës zgjedhore dhe obligative është e mundësuar edhe në gjuhën angleze.
Numri i vendeve të lira: Nga 15 studentë për secilin program studimor.
Dokumentet e nevojshme:
– Diplomë, vërtetim për studimet e kryera me suskses të ciklit të parë (4 vite ose 240 kredi) ose (3 vite ose 180 kredi) nga fushat e shkencave shoqërore dhe humane, ose përderisa kandidati/kandidatja akoma nuk ka diplomuar, duhet të sigurojëdokument për provimet e dhëna, ndërsa diplomën (vërtetimin) do ta dorezojojë në mënyrëplotësuese.
– Në rast të aplikimit elektorinik, kopje e vërtetuar në noter e diplomës/vërtetimit mund të dorëzohet në mënyrë plotësuese para nënshkrimit të marrëveshjes për studim më së voni deri më 15 Shtator 2015.
– Formular i plotësuar që mund të merret nga ueb faqja e Institutit (nën rubrikën “Programet Studimore” e cila gjindet në menynë në versionin maqedonas të faqes).
– Biografi personale (CV).
Afati i parë regjistrimit zgjat deri më 20Maj 2015. Fletëparaqitjet së bashku me dokumentet plotësuese mund të dërgohen përmes postës në adresën e Institutit (rr. “20 Oktomvri” nr. 8, kati i 2, 1000 Shkup) ose në formë elektronike në[email protected]. Faqja në internet e Institutit është në adresën në vijim: www.isshs.edu.mk.
Harxhimet e studimeve: Për studimet nuk paguhet tarifë përveç harxhimeve për administrim në vlerë të përgjithshme prej 400 eurosh në kundërvlerë denarësh për të gjithë cilklin studimor (përfshirë edhe magjistraturën) të ndara në tre këste.
Informacion bazik rreth institucionit: Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup është i përkushtuar në hulumtime rigoroze shkencore të orientuara ndaj studimit të politikave që kanë të bëjnë me proceset shtresore politike në shoqëri. Instituti i shkencave shoqërore dhe humane – Shkup është insitucion shkencor privat dhe joprofitabil, i regjistruar në Regjistrin e enteve shkencore pranë Ministrisë së arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë (Vendimi nr.30).
Instituti është i akredituar në Bordin për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë për organizimin e studimeve të magjistraturës (master) në lëmitë e shkencave shoqërore dhe humane.
Drejtorë të Institutit janë Prof. d-r Katerina Kollozova dhe Doc. D-r. Artan Sadiku.
Persona për kontakt:Risto Aleksovski dhe Doc. d-r Viktorija Borovska (koordinatore e programeve postdiplomike), kontakt: [email protected], [email protected], [email protected].
Теl.: +389 2 31 13 059.